INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse meshkujt i quajnë femrat

Pse meshkujt i quajnë femrat "k*rva"

Publikuar më: 16:06 10-02-2017

Disa gjëra janë më të paqarta sesa kur flitet për seksin.

Ne refuzojmë në mënyrë puritane aktivitetin seksual dhe në të njëjtën kohë lejojmë erotizmin të dominojë mediat si publike ashtu dhe private. Kjo hipokrizi i vendos femrat në një pozitë pasigurie, pasi ato duhet të përballen me një etiketim subjektiv mes fjalëve “k*rvë” dhe “lavire” dhe në të njëjtën kohë pritet prej tyre që të jenë “të pastra” dhe seksuale.

 

Ndërkohë që femrat përballen me turpin e seksualitetit të tyre, t’i quash ato lavire nuk lidhet vetëm me seksin, pavarësisht sa shumë apo pak e praktikojnë atë, do tw thotë si fillim të jesh në kontroll të tyre. Ja çfarë kuptimi ka ky etiketim për më tepër:

Fjala “k*rvë” imponon standartet e dyfishta gjinore
Një nga standartet e dyfishta me të cilën femrat duhet të luftojnë është “dikotomia k*urvë-virgjëreshë”. Ky paradox thekson se femrat duhet të jenë seksi, por jo shumë seksi, të matua, por jo tepër të matura. Leora Tanenbaum, autorja e librit “I Am Not a Slut: Slut-Shaming in the Age of the Internet”, e përshkruan këtë dikotimi se një miratim social që mashkulli është dominuesi dhe femra pasivja. Edhe kur meshkujt dhe femrat sillen njesoj (në një situatë seksuale), mashkulli do të shpërblehet kurse femra do të ndëshkohet.

I redukton femrës seksualitetin e saj
Përtej të qënurit seksiste dhe të padrejta, standartet e dyfishta kufizojnë femrat duke iu hequr atyre vlerat. Pra një femër nuk mund të jetë “k*urve” dhe gjithashtu një mejke e mirë apo një nënë e përkushtuar, ajo do ngelet thjesht një e tillë”.

Është një mënyrë për “t’iu mbyllur gojën” femrave të patrembura
Pavarësisht aktivitetit të tyre seksual, gratë e fuqishme dhe në karierë shpesh janë emërtuar të tilla në çdo gjë. Kjo vjen se ka kaq shumë pasiguri nga seksi tjetër dhe për të pasur kontroll mbi to, etikohen të tilla.

I vendos femrat kundër njëra-tjetërs
Nga presoni i kësaj fjale me të cilën femrat përballen, ato emrëtojnë femrat e tjerja si lavire për të mbrojtur veten e tyre si dhe për t’u ndjerë më të lehtësuara nga presioni.

Justifikon ngacmimet seksuale dhe dhunën
Nëse një femër është k*rvë, vetë fjala nënkupton që ajo nuk mund të quhet e përdhunuar. Kjo funksionon në një nivel individual, në të cilën përdhunuesi përdor opinionin e tij për të justifikuar veprimin e kryer, por edhe në një nivel institucional, ku në rast se ajo raporton, historia e saj seksuale nuk do të jetë në favor të saj.

E gjitha kjo nuk lidhet vetëm me jetën seksuale të një individi, por kalon në një rreth më të gjërë, atë të sistemit ku jetojmë, i cili vazhdon të poshtërojë dhe lëndojë femrat si dhe të pengojë arritjen e barazisë gjinore. Megjithatë, për fat të mirë, ka kaq shumë aktivistë duke edukuar botën përmes filmave, dokumentarëve, librave dhe fjalimeve, të cilave duhet t’iu japim shumë rëndësi.

Article Logic
Execution time: 0.004457950592041