INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse meshkujt krejt papritur nuk ju dërgojnë më mesazhe? Dilema më e madhe e femrave tani ka një përgjigje!

Pse meshkujt krejt papritur nuk ju dërgojnë më mesazhe? Dilema më e madhe e femrave tani ka një përgjigje!

Publikuar më: 13:03 11-10-2017
Ju sapo keni takuar një djalë.
Ai është interesant dhe tërheqës. Ju i shkëmbeni numrat  dhe filloni t’i shkruani njëri-tjetrit. Më pas  vazhdoni të dërgoni mesazhe për disa javë. Vjen një moment, që krejt papritur  nuk ju dërgon më dhe zhduket.
Ju uleni duke pyetur veten: "Pse ai ndaloi së dërguari mesazhe? A bëra diçka të pakëndshme? "
Ja disa arsye të mundshme përse ndodh kjo gjë:
1. Ai ka probleme me komunikimin
Meshkujt në përgjithësi kanë probleme me komunikimin.
Sipas një  studimi femrat përdorin rreth 30.000 fjalë në ditë, ndërsa burrat përdorin 10.000 fjalë. Pra nëse i dërgoni shpesh mesazhe një mashkulli do bezdiset. Femra, kujdes!
2. Ju nuk keni një lidhje të fortë
Nëse takuat një djalë në një festë dhe pasi morët numrat  e njëri-tjetrit dërguat shumë mesazhe. Ndoshta keni shpenzuar më shumë kohë  me mesazhe se sa jeni takuar. Nuk e keni shfrytëzuar  kohën për të ndërtuar një lidhje të mirë. Jeni përpjekur ta mbani në kontakt, me mendimin se tërheqja emocionale do ju lidhte më shumë, por kjo gjë sjell shkëputje totale. Ai nuk do ju shkruajë më.
3. Po flet me dikë tjëtër
Ndoshta siç dërgon mesazhe me ju, të njëjtën gjë bën me një person tjetër. Mos idealizoni shumë për këtë person, kur në  një moment thjesht nuk ju dërgon më asgjë. Përgatituni për këtë gjë.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0039520263671875