INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
IN BLOG - Pse meshkujt që nuk kanë motra janë ‘më të pandjeshëm’ ndaj femrave?

IN BLOG - Pse meshkujt që nuk kanë motra janë ‘më të pandjeshëm’ ndaj femrave?

Publikuar më: 11:23 16-10-2017

Nga AUREOLA BUZI

 

Është ajo periudhë e jetës ku të duhet të dalësh dhe të njohësh njerëz, të seksit të kundërt, me mendimin që dikush, një ditë, do të jetë zgjedhja e jetës. Ndaj ti sheh, vështron, analizon, ndonjëherë disa sjellje bën sikur nuk i kupton, dhe buzëqesh.

Por, një nga konkluzionet në të cilat kam dalë së fundmi është se, është shumë më e vështirë të gjesh një gjuhë të përbashkët me meshkujt që nuk kanë motra. Nuk është diçka që mund të riparohet në çast, është një proçes jetësor.

Ndaj, nëse djali me të cilin jeni duke u shoqëruar nuk ka motër dhe nuk ka patur një lidhje shumë të afërt me të ëmën, ka një sërë situatash për të cilat duhet të jeni e përgatitur. Në fund të ditës ju jeni për të një qenie thuajse e panjohur.

Ai nuk e kupton brishtësinë tuaj. Nuk do të kuptojë se pas zënkave, zhurmës, shamatës, në të shumtën e rasteve qëndron veçse një lëndim. Se shpesh, një përqafim mjafton për të qetësuar gjithçka.

Nuk e kupton nevojën tuaj për tu ndjerë e mbrojtur.

Ai nuk e di se sa e ashpër mund të jetë ndonjëherë bota me femrat. Nuk ju ka parë teksa vraponit duke qarë për në shtëpi herën e parë kur ju kanë quajtur me emra të pahijshëm; nuk e di se ç'do të thotë që çdo ditë duhet të përballesh me fjalë e ngacmime e nuk e di se ndaj tyre ti duhet të ulësh kokën e të vazhdosh rrugën.

Ai nuk është shqetësuar për se si të mësojë të motrën tu bëjë ballë të gjitha herëve kur dikush ka dashur të përfitojë prej saj. Atij nuk i ka dhembur kjo.

Ai nuk ka ndjerë ngashërima në shtratin pranë, ta dijë se vijnë prej thyerjeve të zemrës e t'i duhet të bëjë sikur fle..

Me shumë të ngjarë nuk e kupton proçesin që e shndërron një vajzë në grua. Jo atë fiziologjik; proçesin "një ditë do shkosh tek vjehrra", proçesin "një ditë do të bëhesh nënë", që femrat ua kalojnë brezave. Atë ku të duhet të mësosh të lash, gatuash, pastrosh, respektosh, të jesh e përgjegjshme, mirësjelljen, përuljen dhe feminitetin (njësoj si tek Fa Mulani :D).

Rëndësinë e komunikimit. Kujdesin në përzgjedhjen e fjalëve. Se një krijese në një proçes të atillë ngandonjëherë fjalët mund t'i bëhen gur e plumb.

Dhe përditshmëria! Një orë make up, veshje perfekte, përshtatje, dhe trysninë e dukjes; ditët e vështira të muajit, paqendrueshmëria dhe përjetimi fizik!..

E di? Duhet një femër e duruar, e butë, që ta përmbushë boshllëkun e njohjes. Duhet pranuar dhe zgjidhur problemi. Duhet fat për të dyja palët..

Article Logic
Execution time: 0.0040929317474365