INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse meshkujt shqiptarë janë kthyer në

Pse meshkujt shqiptarë janë kthyer në "Pjeshka"

Publikuar më: 15:11 24-12-2015

Kjo është një pyetje qe ka përshkuar mendjen e shumë shqiptarëve vitet e fundit . Shumë kanë pyetur veten ku janë çunat seriozë, xhentilë, kërkues, kavalierë etj etj. Përgjigja e ditëve të sotme është; Kanë vdekur!!! Është pikërisht kjo një përgjigje që vjen nga vajzat të cilat pretendojnë të jenë “in”. Në fakt kjo nuk është e vërtetë. Mos mendoni se ka vetëm nga këta djemtë që nuk dinë sesi shqiptohet fjala “kompliment”. Meshkuj xhentilë dhe kavalierë ka shumë por nuk janë aq të thjeshtë për t’u gjetur. Ja arsyet;

1.Janë shtuar shumë vajzat “e ndershme”

Para disa kohësh ishte shumë e vështirë të dilje me një vajzë apo të kishe diçka intime me të. Me kalimin e kohës u bë më e thjeshtë dhe nuk jemi kundër, por një femër që i kërkon një mashkulli sex qoftë me veshje të gradës ZH apo dhe me shikime të rënduara nga qerpikët fallco nuk është dhe nuk do të jetë asnjëherë ok.

2. Janë hapur vizat

Qëkur filluan shqiptarët të udhëtojnë nëpër botë, duket sikur geni është përmirësuar ndjeshëm. Një model flokesh i ri apo një veshje trasgresive gjithnjë bën diferencën. Meshkujt shqiptarë e kanë kuptuar këtë detaj dhe po e përdorin rëndshëm edhe për të gjuajtur femrat. E bukura është që kur vajzat shohin David Bechkam bjond të dekoloruar me bisht, i bëhën sytë ne formë zemre dhe kur shohin një djalë tek tavolina ngjitur me po të njëjtat flokë, ndihen shumë të besdisura, sigurisht deri në momentin qe zbulojnë sa të trashë e ka portofolin.

3. Meshkujt janë bërë materialistë

Pse vetëm femrat mund të jenë materialiste?! Sigurisht që jo. Në fakt një mashkull materialist shihet si shumë herë më interesant sesa një femër materialiste. Meshkujt e kuptuan edhe këtë detaj dhe po abuzojnë në limite në kohët e sotme. Pse çfarë kanë femrat më shumë se meshkujt? Apo mangut?! Nuk kanë faj çunat! Jeta është shtrenjtuar.

4.Femrat kanë abuzuar për shumë kohë me shprehjen “P*ssy Rules the World”

Në fakt nuk mund ta mohojmë këtë fakt. Vazhdon ende kësaj dite të funksionojë. Por teknikat e tërheqjes që femrat po përdorin ose janë shumë demode ose totalisht të papërshtatshme. Vajza, ju duhet të kuptoni se femra nuk mundet kurrë të marrë rolin e mashkullit pa humbur pafajësinë dhe delikatesën që e karakterizon. Nëse doni një mashkull të vërtetë të krah, hapni mendjen tuaj, vendosni objektiva dhe kurrë mos harroni; Është detyra e mashkullit të respektojë femrën, sigurisht nëse ajo i jep arsyet e duhura për ta bërë këtë gjë.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0040249824523926