INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse meshkujt tullacë janë më pasionantë si partner? 5 gjërat që duhet të dini!

Pse meshkujt tullacë janë më pasionantë si partner? 5 gjërat që duhet të dini!

Publikuar më: 10:40 10-07-2018
Rënia e flokëve për shumicën e meshkujve edhe në moshë të re, është stresuese, por tashmë nuk duhet ta vrisni mendjen pasi prefererohen më shumë nga femrat.
Ja disa arsye pse ata konsiderohen më pasionantë si partner, sipas ekspertëve:
 
1. Edhe pse kohët ndryshojnë sërish janë në trend
Gjithmonë do ketë meshkuj që do mbeten pa flokë me kalimin e viteve, prandaj syri i njerëzve është mësuar me to. Edhe pse ka metoda të ndryshme për t’i mbjellë flokët, sërish  pamja e tyre pa flokë nuk do dukej keq te të tjerët.
2. Nuk të bezdisen për pamjen e tyre të jashtme
Këta meshkujt janë shumë praktikë dhe nuk e vrasin mendjen si duken, në krahasim me ata meshkuj që kanë flokë dhe merren shumë me rregullimin e flokëve. Meshkujt pa flokë, duken bukur edhe pa qëndruar para pasqyrës.
3. Janë të mirë në shtrat
Shkencërisht është vërtetuar se meshkujt tullacë e kanë të lartë nivelin e testosteronit në krahasim me meshkujt me flokë. Si pasojë, janë më të mirë në seks dhe dëshirën e kanë më të madhe për marrëdhënie seksuale.
4. Përgjithësisht kanë dhëmbë të mirë
Fakti që nuk kanë flokë, dhëmbët e mirë janë më të dallueshëm te këta meshkuj. Prandaj,sipas intv.al edhe pse nuk kanë flokë janë tërheqës.
5. Nuk do shqetësoheni nga flokët e rëna në shtëpi
Pasi bëjnë dush këta meshkuj nuk shqetësojnë askënd me flokët e tyre nëpër shtëpi. Nëse do shikoni flokë,me siguri do jenë të femrës. 
Burimi: Metro
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0036821365356445