INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse meshkujt urrejnë angazhimet

Pse meshkujt urrejnë angazhimet

Publikuar më: 16:44 23-01-2016
Në një marrëdhënie mes partnerësh, keni dëgjuar se në shumicën e rasteve janë meshkujt, të cilët nuk duan të krijojnë diçka më serioze.
Femrat ankohen dhe dëshirojnë të dinë arsyet pse e kanë kaq të vështirë meshkujt, të qëndrojnë gjatë dhe t’i dedikohen më shumë një lidhjeje. Dyshimet të çojnë, ndonjëherë edhe në rrugë të pavërteta. Terapistja e çifteve me shumë vite eksperiencë në këtë fushë, Marie Claire  ka dhënë disa arsye, duke ndihmuar femrat të kuptojnë, ku qëndron në të vërtet problemi pse ata nuk vendosin lehtë për ta çuar lidhjen në diçka më serioze. 
 
1. Ai dëshiron të ketë terren të lirë
Nëse ai krijon diçka jo kalimtare, atëherë do humbasë mundësinë për të ngacmuar femra të tjera. Shumica e meshkujve, duan ta kenë këtë mundësi për një kohë të gjatë, pra sa më shumë ta shtyjnë momentin e angazhimit konkret me dikë, aq më mirë është për ta.
 
2. Femrat rriten më shpejt se meshkujt
Angazhim do të thotë pjekuri  për disa meshkuj dhe ata nuk duan “të rriten”.Kjo do ishte shenjë që do tregonte se aventurat për të kanë marrë fund. 
 
3. Vazhdon të dyshojë
 Për një mashkull është e vështirë të vendosë, nëse ai ende dyshon te ju, apo e kaluara juaj. Ndoshta mendja e tij është ende te ndonjë partner i së kaluarës, duke e penguar t’ju besojë edhe ju. 
 
4. Ai ka prioritete të tjera
 Në jetë është e vështirë të krijosh një ekuilibër midis dashurisë, punës dhe familjes. Nëse ekzistojnë gjëra të tjera të rëndësishme në jetën e tij, sesa marrja e më shumë përgjegjësive, atëherë rritet mundësia mos të vendosë.
 
5. Eksperienca e hidhur e divorcit të prindërve të tij
Psikologët këmbëngulin se e kaluara e nje personi është një ndër gjërat kryesore për të parashikuar të ardhmen e tij. Në këtë rast, nëse prindërit e tij janë të divorcuar, nuk mendon se martesa është një ndër gjërat më të mira.
 
6. Miqtë e tij nuk kanë krijuar ende diçka serioze me dikë
Asnjë  mashkull nuk do dëshironte të ishte i pari i grupit që të fejohej, apo martohej. Shoqëria ndikon shumë, në mënyrën edhe si ai e kalon kohën e lirë me ta, duke dalë për të flirtuar me femra të tjera. Prandaj, shpresoni që miqtë të krijojnë diçka, pasi kjo mund të nxisë partnerin tuaj të vendosë për ta çuar marrëdhënien në një tjetër nivel.
 
7. Po i bëni shumë presion
Kurrë nuk duhet t’i bëni presion një mashkulli për të bërë diçka që vetëm ju e dëshironi. Kjo do e largojë atë nga ju, sepse çdo gjë vjen natyrshëm dhe gjërat pa dëshirë kanë një fund jo të mirë. Kujdes! 
Article Logic
Execution time: 0.0030951499938965