INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse Mozzik dhe Kida postuan foto të njëri-tjetrit?!

Pse Mozzik dhe Kida postuan foto të njëri-tjetrit?!

Publikuar më: 18:38 10-06-2020

Kida dhe Mozzik janë padyshim dy ndër artistët më të pëlqyer nga publiku. Së fundmi ato i kanë habitur fansat me anë të disa postimeve në rrjetet e tyre sociale. Mozzik ka publikuar në llogarinë e tij një foto të Kidës, pa asnjë mbishkrim.

zikas.png

 

Po ashtu dhe këngëtarja ka publikuar një foto të reperit. Fotot janë shkrepur nga i njëjti vend dhe pothuajse në të njëjtin pozicion.

kidua.png

 

Fansat janë bërë shumë kureshtarë, madje disa prej tyre shkruajnë "Urime fejesa" ose "Të trashëgohet çifti". Mirëpo me siguri me anë të këtyre fotove, Mozzik dhe Kida sapo kanë lajmëruar se janë bërë bashkë për një bashkëpunim.

Mozzik është shprehur në një intervistë të fundit se shumë shpejt do sjellë një projekt të ri me Kidën dhe siç duket po vjen era “hit”.

Për këtë s’kemi dyshime, sepse mjafton të kujtojmë bashkëpunimin e tyre “Premtimet”.

Article Logic
Execution time: 0.0039889812469482