Mbrëmjen e kaluar Top Media festoi 15 vjetorin dhe nuk munguan urimet jo vetëm nga stafi dhe ata që janë pjesë e saj, por edhe nga shumë të tjerë.
Të ftuar në këtë mbremjë përveç stafit të Top Medias, ishin edhe personalitete të shumta. Megjithatë kishte edhe nga ata të cilët pavarësisht urimeve të postuara nëpër rrjetet sociale, munguan me prezencën e tyrë në ambimentet ku po festohej.
Kështu, të parat që munguan ishin motrat Vjollca të cilat si duket nuk ndodheshin në Shqipëri.
Dyshja tjetër që mungonte ishte çifti më i ri të cilët sapo janë bërë prindër, Sara dhe Ledioni dhe me siguri arsyeja e mungesës së tyre ishte kujdesi ndaj vogëlushit London Noor Liço.
Dhe kalojmë tek dy mikeshat dhe moderatoret, Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani urimi i të cilave nuk mungoi por nuk ishin të pranishme në festë.