Sukseset e këngëtares janë të njëpasnjëshme.
Pas pjesëmarrjes në VMAS në MTV ajo ishte e ftuar në emisionin “The tonight show” të Jimmy Fallon ndërsa tani do të këndojë në Romë para Papa Françeskut në nderim të Nënë Terezës. Këngëtarja u nis mbrëmjen e kaluar drejt aeroportit për të udhëtuar drejt Romës dhe ndihet kaq e bekuar për të gjitha këto që po i ofron jeta. Këngëtarja dhe aktorja është njëra nga interpretueset e zgjedhura për të kënduar në bazilikën e shën Pjetrit në Romë, Itali me datë 3 shtator .
Bashkë me të do të performojnë edhe Ermonela Jaho, Inva Mula dhe Saimir Pirgu. Gjatë intervistës për Jimmy Fallon, Rita ka ndarë emocionet që po përjetonte për faktin që do të këndojë në Vatikan. “Kur pashë emrin “Papa” dhe më pas listën e të ftuarve, bërtita me zë të lartë. Është një nder i madh për mua që të këndoj në nder të shenjtërimit të nënë Terezës””, tha këngëtarja ndërkohë që vetëm një orë më parë po shijonte bukuritë e Romës, në pritje të koncertit.