INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse ndryshoi mendje pasi e refuzoi? Duke u puthur e të përqafuar, Melisa “zbërthen” Atdheun: Më tërheq fizikisht…

Pse ndryshoi mendje pasi e refuzoi? Duke u puthur e të përqafuar, Melisa “zbërthen” Atdheun: Më tërheq fizikisht…

Publikuar më: 12:32 13-01-2021

Gjatë puntatës së djeshme është transmetuar takimi midis Melisës dhe Atdheut. Që në nisje ky takim ishte shumë I komentuar, ndërsa ndezi edhe debate. Kujtojmë se ky takim u refuzua njëherë nga Atdheu, pasi pa sherrin midis Melisës dhe Sindit për Muratin, djalin turk që ka tërhequr vëmendjen me trupin e tij tërheqës.

Atdheu:

Merreni Muratin dhe ndajeni në gjysmë.

Mirëpo pas sqarimeve, bukuroshi nga Kosova ndërroi mendje dhe I tha po flokëkuqes simpatike. Ndërkohë gjatë ditës së sotme ai u shpreh se e kishte pritur një takim me Melisën.

Atdheu deklaroi:

Nuk e hedh dot poshtë, u nxor nga situata që tha ‘ke qenë i zënë’ se edhe un e kam pritur një takim me Melisën, nuk e refuzova se nuk kisha interes.

E teksa shijonin momentin, në takimin e Melisës dhe Atdheut, situata u bë më romantike pas shiut. Siç shihet, ata duken të lumtur, ndërsa shijojnë atmosferën nën ombrellë. Por ajo që bëri përshtypje ishte edhe biseda e zhvilluar e cila morri rrjedhë pas nisjes së disa bisedave të ‘nxehta’.

Bashkëbisedimi:

Melisa: Je fanatik?

Atdheu: Jam territorial

Melisa: Mos u zbërthe, se po ashtu të zbërthej vetë unë

Atdheu: Po kam vapë. Si e do mashkullin ideal?

Melisa: Dua të më mbajë me këmbë në tokë. Sikur po e teprojmë me romaticitetin

Atdheu: Gocat vdesin për romanticitet, shyqyr që e kemi

Mirëpo gjatë bisedës në studio, ndërhyri Erlindi, i cili tha se vajzat “shkrihen pas Atdheut” dhe se nuk duhet të fokusohen vetëm në pamjen e tij të jashtme, por duhet të përpiqen ta njohin më thellë.

“Je xheloz ti? Atdheu është i mirë, i bukur dhe më tërheq fizikisht”, tha Melisa.

Article Logic
Execution time: 0.003986120223999