INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse në ditët e sotme është bërë e vështirë për të gjetur një mashkull të mirë? Ja përgjigja që duhet të dini!

Pse në ditët e sotme është bërë e vështirë për të gjetur një mashkull të mirë? Ja përgjigja që duhet të dini!

Publikuar më: 13:45 08-11-2018
Si qëndron  e vërteta?!
Ekspertët sqarojnë disa gjëra që duhet të dini në lidhje me këtë gjë. Sipas intv.al ja lista e gjërave që e bën edhe më të vështirë për femrat gjetjen e një mashkulli të mirë:
 
1. Mundësitë e shumta
Të keni mundësi për të zgjedhur është gjë shumë e mirë, por kur këto mundësi shtohen bëhet edhe më e vështirë.  Aplikacionet online kanë ndikuar në zgjedhjet e një mashkulli për të zgjedhur një femër. Sipas intv.al është e vështirë për ta që të qëndrojnë vetëm me një femër, duke pasur në mendje se i presin edhe shumë të tjera.
2.  Martesa duket e largët
Dikur njerëzit e shikonin martesën si diçka shumë të rëndësishme, pasi krijimi i familjes ishte në plan të parë. Sipasin intv.al, meshkujt sidomos fjalën “martesë” e shikojnë shumë larg planeve të tyre për jetën. Mesa duket ata nuk duan të nxitojnë për të vendosur kaq seriozisht. 
3. Meshkujve po u zbehet suksesi
Edhe pse nuk ka asgjë të keqe që një femër të jetë e pavarur, sërish kjo gjë ndikon te meshkujt. Ata nuk ndihen më shumë të pushtetshëm si dikur dhe kjo i bën të mos vendosin të krijojnë diçka serioze me dikë. Ndjenja e inferioritetit bën që të shtohet vështirësia për të gjetur një mashkull të mirë.
4. Mashkulli që ende mbetet fëmijë
Në kohët moderne, një mashkull i tillë ka sindromën e Peter Pan. Ai nuk dëshiron të rritet dhe të marrë përgjegjësi. Sipas intv.al kur e shikon që lidhja po bëhet serioze, ky lloj mashkulli zhduket, sepse nuk përballet  dot me femrën që dashuron që t’i çojë gjërat në një nivel tjetër.
5. Ata që nuk harrojnë dot të kaluarën
Këta meshkuj nuk e harrojnë dot të kaluarën e tyre dhe nuk kanë guxim të ecin përpara. Ndoshta një histori që ende nuk ka përfunduar e bën atë që mos t’i mendojë lidhjet aktuale si serioze. Ekspertët sqarojnë se nëse dikush nuk ndahet dot nga e kaluara nuk mund të mendojë kurrë të ardhmen. Fjalë me mend.
6. Fobia nga lidhjet serioze
Ekspertët këmbëngulin se në ditët e sotme kjo fobi te meshkujt po shtohet edhe më shumë. Mundësia për të krijuar familje po bie dita-ditës.  Nëse e kuptoni se ky mashkull ka këtë fobi, bëni mirë të largoheni sa më shpejt prej tij, pra mos humbisni kohë.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0038330554962158