Në botën e internetit mund të ndodhë praktikisht gjithçka.
Këtë herë ka filluar një peticion për të dëbuar përkohësisht Eugenia Cooney nga You Tube, një përdoruese që poston video ku duket jashtëzakonisht shumë e dobët duke dhënë kështu ndikim negativ. Pamja e saj është aq tronditëse sa në një video të fundit të saj, një nga komentuesit ka shkruar se vajza e re duket sikur i ka ditët e numërurara, ku me shumë mundësi i kanë mbetur “vetëm pak muaj jetë”. Krijuesja e peticionit, Carol Lynn thotë se Cooney po e glorifikon në mënyrë të qëllimshme trupin e saj shumë të dobët dhe të pashëndetshëm, duke u kthyer në një shembull negativ për vajzat aty jashtë.
Cooney iu përgjigj peticionit dhe kritikëve të saj me këtë video. Video titullohët “I’m Sorry” dhe në të Cooney thotë se ndjehet keq që shumë persona në internet e urrëjnë dhe se nuk dëshiron që të kthehet në një shembull për t’u ndjekur për sa i përket pamjes.