Nëse shihni një çift që duket gati njësoj, mos u habisni pasi është një gjë e natyrshme.
Sipas “PLOS Genetics” çiftet kanë të njëjtën origjinë, pra ata kanë qenë të ngjashëm shumë kohë më parë, edhe para se të dashuroheshin bashkë.
Në një studim, shkencëtarët kanë vrojtuar gjenet e 879 çifteve, që u përkisnin 3 brezave të ndryshme. Çiftet ishin nga Europa Veriperëndimore dhe ajo Jugore.
Pjesëtarët e grupit kishin tendencë të martoheshin me njerëz që kishin gjene të ngjashme. Ndërkohë, studime të mëparshme kanë treguar se personat fillojnë të kenë ngjashmëri fizike pasi përjetojnë emocione dhe ndjenja të njëjta, pra përjetojnë ndryshime të mimikës së fytyrës gati njësoj.