INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse njerëzit rrezikojnë jetën për të bërë një ‘selfie’ të përsosur? E shpjegojnë studiuesit

Pse njerëzit rrezikojnë jetën për të bërë një ‘selfie’ të përsosur? E shpjegojnë studiuesit

Publikuar më: 12:59 03-08-2019

Më shumë se 250 njerëzve midis tetorit 2011 dhe nëntorit 2017, kanë rrezikuar jetën e tyre për të bërë një selfie të përsosur, zbuloi një studim.

Ata analizuan vetëm raportet e lajmeve për vdekje të lidhura nga selfie, dhe thanë se shifra mund të ishte më e lartë, duke pasur parasysh mundësinë e rasteve që kanë kaluar pa u bërë publike.

Sipas studiuesve të intervistuar nga prestigjiozja Euronews ka dy arsye që çojnë në kryerjen e një veprimi të tillë: një tru i pazhvilluar dhe nocioni i pathyeshmërisë.

“Korteksi prefrontal – pjesa e trurit që ju ndihmon të merrni vendime racionale është ende i pazhvilluar,” thanë studiuesit, duke shtuar se një nocion i pathyeshmërisë në vitet e adoleshencës e bën rininë më të ndjeshme ndaj kësaj lloji sjelljeje.

Rusia ishte ndër vendet me numrin më të madh të incidenteve, të selfie-ve nënvizoi studimi. Gjithashtu raste të tjera kanë ndodhur në shumë qytete të Europës duke përfshirë kryesisht adoleshentë.

Article Logic
Execution time: 0.0036461353302002