Burrat përpiqen t'i rezistojnë martesës, megjithëse ata përfitojnë më shumë. Rezulton se burrat nuk duan të martohen, sepse kanë frikë se gruaja e ardhshme do të fillojë t'u tregojë çfarë të bëjnë. Kjo mund të jetë një arsye e rëndësishme për të thënë "Jo". Por ne jemi kuriozë të dimë pse dikush mund të vendosë të mos martohet në minutën e fundit.
1. Presioni nga të dashurit tanë.
Është e trishtueshme, por ndonjëherë të afërmit tuaj janë shkaku i lindjes së dyshimeve në lidhje me martesën. Ajo është një ngjarje sa emocionuese, aq edhe stresuese dhe ju mund të doni të largoheni prej saj.
2. Një burrë mendon se e vetmja gjë që bashkëshortja do është dasma.
Një burrë rrëfeu se pas propozimit, gruaja e ardhshme e tij u fokusua shumë tek dasma. Ajo dëshironte një festë të madhe, ndërsa ai të kundërtën. Mosmarrëveshja e tyre ishte e madhe dhe në fund, u ndanë.
3. Të kuptosh se nuk je i/e lumtur me personin që do të martohesh edhe pse e doni njëri-tjetrin.
Jeni të dashuruar, por edhe në depresion. Një përdoruese e aplikacionit “Reddit” ndau me ne arsyet e largimit të saj. Ata ishin fejuar, por që në fillim vajza kishte menduar se ishte një gabim, sepse nuk ishte e lumtur me të. Vite më vonë, ata u bënë miq të mirë dhe ai gjeti dikë tjetër.
4. Të kuptoni se ky person nuk është për ju.
Një tjetër vajzë tregoi pse dhëndri hoqi dorë. Ai kalonte shumë kohë me ish-in. Pak më vonë, burri i tha se e kishte ndihmuar të kuptonte se ishte e mërzitshme dhe se nuk përshtateshin me njëri-tjetrin.
5. Sepse dikush bëhet kontrollues i sëmurë.
Ju mund të filloni të dëshironi të kontrolloni gjithçka, kështu që personi që keni në krah fillon të zbulojë një anë tjetër tuajën që mund të mos i pëlqejë.
6. Debati para ceremonisë.
Çdo çift mund të debatojë, por ndonjëherë arsyeja e debatit pak para ceremonisë është e re dhe njerëzit mund të sillen në një mënyrë të papritur. Dikush mund të bërtasë, një person tjetër thjesht mund të dëgjojë dhe dikush tjetër mund të largohet, sepse befas e kupton që mënyra se si ata zgjidhin problemet është drastike.
7. Të pranosh se kjo nuk është dashuri.
Pak para ceremonisë, disa njerëz reflektojnë dhe mund të kuptojnë se nuk janë të dashuruar.
8. Për shkak të pasigurisë.
Pasiguria mund t’ju krijojë 100 mendime në minutë dhe ju mund të hiqni dorë nga ky hap i madh.
9. Abuzimi emocional.
“Nëse nuk martohesh me mua, do t’i bëj diçka të keqe vetes.”; “Nuk mund të jetoj pa ty!” Dikush mund të përpiqet të provojë mashtrime apo manipulime pafund, që personi përballë tyre të jetë bashkëshorti/ja e ardhshme. Por kur dita e dasmës vjen, një person i manipuluar e kupton që ata thjesht nuk mund ta bëjnë këtë.