INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Pse nuk bën diçka për të varfërit, por ekspozon jetën luksoze?’, princeshë Elia ka një përgjigje për ndjekësen[FOTO]

‘Pse nuk bën diçka për të varfërit, por ekspozon jetën luksoze?’, princeshë Elia ka një përgjigje për ndjekësen[FOTO]

Publikuar më: 21:48 04-03-2019

Princesha shqiptare Elia Zaharia Zogu është shumë aktive në rrjetet sociale.

Ajo herë pas here publikon foto të ndryshme si nga eventet ku merr pjesë, ashtu edhe nga jeta e përditshme.

Më e fundit ka qenë një foto nga një mbrëmje gala në Dubai, ku shoqërohej nga Princ Leka dhe Dukesha Maria e Rusisë.

Mirëpo, ajo çfarë ra në sy, ishte komenti i një fanse, e cila i shkruan princeshës: ‘Sinqerisht çfarë bën në të vërtetë. Në vend që të postosh foto në festa luksoze pse nuk bën postime duke ndihmuar të varfrit apo të bësh diçka me pozicionin tënd?’.

Ndërkohë nuk ka vonuar dhe Elia është përgjigjur.

‘Sigurisht që postojmë foto dhe informacione nga veprimtaria e Fondacionit ‘Mbretëresha Geraldine’. Në kuadër të fondacionit ndajmë herë pas here punët tona, ndërsa në kuadër personal një shprehje e urtë thotë: Bëje të mirën dhe hidhe në det! Dhe sa për informacion, kjo foto është pikërisht në themelimin e Akademisë Mbretërore, e cila do të mbështesë kauza humanitare dhe për fat Shqipëria do të përfaqësohet me projekte’, shkruan princesha.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037901401519775