Arnold Schwarzenegger dhe Maria Shriver kane ecur përpara me jetët e tyre që nga ndarja në korrik të vitit 2011.
Ai ka pasur një të dashur prej disa vitesh, ndërsa ajo sapo e ka gjetur të sajin. Por ata janë ende të martuar! Sipas TMZ është një nga divorcet më të çuditshme në histori, pasi edhe pse nuk kanë kontratë martesore, e kanë ndarë pasurinë e tyre prej 400 milionë dollarësh vite më parë. Fëmijët janë të rritur dhe kështu nuk ka pasur as probleme kujdestarie. Megjithatë ata vazhdojnë ende të martuar edhe 5 vite pas ndarjes dhe duket se as njërti as tjetrit nuk i intereson ky fakt. Dhe as nuk kanë ndërmend të divorcohen.