Disa pajisje teknologjike që janë të krijuara për të na lehtësuar jetën dhe komunikimin në kohën moderne, ndonjëherë mund të paraqesin rrezik jetësor.
Në përgjithësi e dimë që teknologjia ka ndikim negativ mbi ne, dhe për këtë mjafton të flitet edhe për rrezatimin e pajisjeve dhe ndikimin e tij mbi shëndetin tonë.
Është me rëndësi të mbani parasysh që asnjëherë nuk duhet ta lini telefonin nën jastëk teksa karikohet. Kjo mund të nxisë që bateria e nxehtë të shpërthejë, ndërsa telefoni mund të shkrihet dhe të shkaktojë zjarr, si dhe të vërë në rrezik personat që gjenden në afërsi.
Në profilin në Twitter të stacionit policor në New York, SHBA, u shpall një paralajmërim që thotë se nuk duhet fjetur me telefonin nën jastëk. Me këtë postim siç e shihni në fotot, ata paralajmërojnë njerëzit për rastet e shpeshta të eksplodimit të telefonave nën jastëk.