IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Pse nuk duhet marrë asnjëherë në tualet telefoni

Pse nuk duhet marrë asnjëherë në tualet telefoni

Publikuar më: 08:12 29-03-2016

Të lexosh një gazetë në intimitetin e tualetit, në qetësi të plotë dhe privatësi, duket tashmë se i përket shekullit të shkuar: sot personat që duan të lexojnë të rejat më të fundit në “smartphone”-n e tyre, e kanë kthyer këtë gjë në një zakon shumë të përhapur, por pak higjenik, siç nuk është e vështirë të imagjinohet.

Në veçanti, ajo që ka paralajmëruar rreziqet për t’u ndarë nga “smartphone” edhe pikërisht në “ato momente”, ka qenë një studim i Charles Gerba, mikrobiolog në Universitetin e Arizonës në SHBA, i cili shpjegon: “Shërbimet higjienike janë plot mikrobe, baktere dhe agjentë patogjenë, pjesa më e madhe e të cilave vijnë nga feçe”.

Siç dihet, në veçanti, sendet që mbahen në tualet, si letrat higjienike apo rubinetat e ujit, janë të kontaminuara.

“Smartphone”, kur përdoret në banjë, merr kontakt me lehtësi me sipërfaqet e kontaminuara dhe ndërsa pjesa më e madhe e njerëzve kujtohen të lajnë duart para se të dalin, një gjë e tillë nuk ndodh me celularin dhe pikërisht këtu akumulohen baktere dhe agjentë patogjenë të rrezikshëm.

Studimet kanë treguar se përhapja e E.Coli-t, salmonelës, hepatitit A, por edhe sëmundje si gripi, mund të merren falë mungesës së higjienës në banjat publike.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0035560131072998