INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse nuk duhet t’i jepni fëmijës tuaj mjalt derisa të jetë të paktën 2 vjeç?

Pse nuk duhet t’i jepni fëmijës tuaj mjalt derisa të jetë të paktën 2 vjeç?

Publikuar më: 16:34 06-06-2018

MAMA TË REJA, VËMENDJE !

Mjalti, aq i pasur në vlera ushqyese, mund të jetë problematik për të voglin tuaj nëse ai nuk i ka kaluar 2 vjeç.

Kjo ndodh sepse një bakter i quajtur clostridium botulinume, prodhon një toksinë që përdoret në estetikë, por konsumi i saj është tepër i rrezikshëm, madje vdekjeprurës.

Mjalti fatmirësisht, nuk e përmban këtë toksinë.

Por, ka mundësi edhe pse të rrallë, që mjalti të ketë farën e bakterit prodhues.

Në një gjendje normale të zorrës, nuk ka mundësi që ky bakter të zvillohet.

Por nuk është e njejta gjë për fëmijët e vegjël, ambjenti gastrik i të cilëve nuk e ka aciditetin aq të lartë sa tëk të rriturit, dhe mund të shumëfishohet në zorrë duke prodhuar toksinën e cila do thithet nga gjaku dhe ka pasoja shumë të rrezikshme.

Përveç kësaj, mund të shkaktohet edhe botulizmi prej një bakteri që rritet në ushqimet që nuk konservohen mirë.

Rastet janë të veçanta, por jo të pamundura. Prandaj duhet shmangur mjalti për fëmijët nën moshën 2 vjeç.

Fundja pse mos të kemi siguri ekstra?

Article Logic
Execution time: 0.0035028457641602