INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse nuk duhet ta bëni KURRË pyetjen

Pse nuk duhet ta bëni KURRË pyetjen "Sa të tjerë ke pasur para meje?"

Publikuar më: 13:36 12-10-2016

Zakonisht ndodh pas dy muajsh lidhjeje.

Po përkëdheleni pas një seksi shumë të mirë dhe mendimi që të shkrepet në mendje është : “Sa herë të tjera e ka bërë këtë më parë”. Dhe duhet thënë se kjo pyetje natyrisht që do i zgjonte interesin kujtdo. Jeni kuriozë për pjesët e tjera të jetës së partneres tuaj, kështu që pse të mos jeni kuriozë dhe për të shkuarën e tyre seksuale? Por mendohuni dy herë përpara se të bëni këtë pyetje me dy presa. Çfarë do të fitoni duke mësuar përgjigjen? Shumë pak.

-Numrat nuk tregojnë asgjë në rast se nuk dini rrethanat në të cilat kanë ndodhur.

-Më pak partnerë nuk do të thotë seks më i sigurt.

-Ndryshon përgjigja nëse e pyesin mikeshat e saj nga përgigja që do ju jepnin juve (Po, mund t'ju gënjejnë!)

-Çfarë do të thotë “seks” fundja? Ata mund të keni pasur përvoja shumë intensive seksuale (ku përfshihet seksi oral) pa kryer kurrë marrëdhënie.

-Nuk ka numër perfekt. Sido që të jetë, sado i vogë të jetë, përsëri do të mendoni: “Si, Pse, Ku dhe e tmerrshmja A ishte më i mirë”.

E thënë shkurt, ju nuk doni ta dini.

Article Logic
Execution time: 0.0036430358886719