INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse nuk duhet të hani asnjëherë në tavolinën e punës

Pse nuk duhet të hani asnjëherë në tavolinën e punës

Publikuar më: 15:02 22-06-2017

Në një ditë të ngarkuar pune të gjithëve na ndodh që ta konsumojmë vaktin e drekës në tavolinë dhe mos të shkëputemi nga puna.

Mund të ndodh që të jemi duke punuar jashtë orarit për një punë të cilën nuk e kemi përfunduar ende ose thjesht nuk preferojmë që të lëvizim nga karrigia e rehatshme e punës.

Por, pavarësisht arsyeve të shumta që na shtyjnë të konsumojmë në tavolinë, Business Insider tregon 5 arsye se pse nuk duhet ta bëjmë më:

-Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë demon shëndetin tonë, si atë fizik edhe atë mendor.

-Reduktohet niveli i produktivitetit në punë, prandaj kërkohet ndryshim ambienti.

-Përveç bërjes rrëmujë të tavolinës së punës, krijohen kushte për përhapjen e baktereve.

-Qëndrimi në vetëm një ambient, ju pengon të socializoheni dhe të krijoni shoqëri.

-Era e ushqimit mund të bezdisë koleget e tjerë.

Article Logic
Execution time: 0.0024929046630859