INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse nuk duhet të kenë celular fëmijët tuaj

Pse nuk duhet të kenë celular fëmijët tuaj

Publikuar më: 11:08 06-04-2016
Në kohët e sotme fëmijët janë mësuar të kenë pranë tyre, mjetet më të fundit të teknologjisë.
Arsyet pse ndodh kjo gjë janë të shumtë, por prindërit e shohin si një mënyrë për t’i përshtatur ata me botën moderne. Ekspertët rendisin disa arsye, pse nuk duhet t’i  lejoni  fëmijët të kenë në duar celular.
 
1. Doktorët nuk e lejojnë
Në të gjithë botën, doktorët i këshillojnë prindërit mos t’i lejojnë fëmijët e tyre të përdorin celularin, pasi kjo do shkaktojë dëmtim të shëndetit të tyre, veçanërisht të syve.
 
2. Mësohen mos të kenë privatësi
Mediat sociale do i bëjnë ata, të humbin ndjesinë e privatësisë. Bota jashtë nuk është aq e sinqertë, prandaj duhet t’i mbroni ata sa më shumë.
 
3. Aplikacionet nuk janë të gjitha për moshën e tyre
Duke pasur akses të përdorin çfarë të duan, kjo gjë do ndikojë që të gjejnë aplikacione që nuk janë të përshtatshme për ta. Kjo do ndikojë në mënyrën si ata do i shohin gjërat në të ardhmen.
 
4. Nuk interesohen për të lexuar libra
Ata çdo informacion e gjejnë në mënyrën më të lehtë, prandaj nuk interesohen të lexojnë libra. Kjo do sjellë edhe rezultate jo të mira në mësime.
 
5. Do krijojnë varësi
Që në moshë të vogël, ata mësohen të krijojnë varësi ndaj mjeteve të teknologjisë së fundit. Ata mësohen që shpesh të qëndrojnë  me celular, apo tablet në dorë dhe nëse nuk e kanë, mërziten. Duhet patjetër të kujdeseni për fëmijët tuaj,  që të shpëtojnë nga kjo varësi.
 
Article Logic
Execution time: 0.0035178661346436