INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Pse nuk e bëni publike?' Fansat të bindur se është në një lidhje dashurie me Fationin, vjen REAGIMI i Anës: 'Poooor ...'

'Pse nuk e bëni publike?' Fansat të bindur se është në një lidhje dashurie me Fationin, vjen REAGIMI i Anës: 'Poooor ...'

Publikuar më: 21:37 02-03-2021

Konkurrentja Ana Kauri kërkoi këtë të dielë në “Për’puthen Prime” largimin e saj përfundimtar, pas zhgënjimeve të njëpasnjëshme nga djemtë e emisionit.

Ana i tregoi Rinianit se kishte frikë të vepronte lirshëm, pasi kishte marrë vetëm zhgënjime nga djemtë për të cilët kishte pasur pëlqime. Fillimsht ishte Arbri ai që hodhi akuza të forta mbi Anën, më pas Fatjoni u largua nga “Për’puthen” pa asnjë sqarim.

Ndaj, Ana i kërkoi Rinianit të largoheshin bashkë nga emisioni dhe të vazhdonin njohjen e tyre jashtë.

Riniani e refuzoi propozimin e Anës, duke u shprehur se nuk i beson fjalëve të saj. Ndaj, Ana vendosi ta ndërpresë në mes këtë udhëtim dhe të dalë e vetme nga programi.

auto_Capture1614587364.jpg

Mirëpo, ndjekësve në rrjete sociale i ka bërë përshtypje reagimi i Fatjonit (i cili s’ka pasur asnjë kontakt me Anën), sapo ajo njoftoi largimin nga “Për’puthen”.

Në postimin e saj, ish-konkurrenti ka bërë 3 emoji duke i futur të gjithë në mendime, madje një pjesë e fansave beson se dyshja ka nisur një lidhje jashtë.

 70ae6c45-7c78-4df9-8899-dc4469ed2330.jpg

Për më tepër, fotot e fundit të Fationit janë të shkrepura nga një femër (siç dallohet nga hija) dhe të gjithë janë të bindur se bëhet fjalë për Anën.

Së fundmi, Ana në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram ka sqaruar publikisht se ajo dhe Fationi nuk janë në një lidhje.

“Flitet që ti e Fationi jeni bashkë, nëse jeni pse se bëni publike? Përndryshe më pëlqen shumë si njeri”, i ka shkruar ndjekësja.

“Më kanë ardhur shumë pyetje në lidhje me këtë Temë!! Poooor Jo Un dhe Fationi nuk jemi bashkë”, është përgjigjur Ana.

ana-300x617.jpg

Vlen të kujtojmë se në një intervistë më parë Fationi i bëri një "ftesë" Anës të dilte beqare nga programi.

Duket se vajza që ka pëlqyer më shumë Fationi ka qenë Ana Kauri, me të cilën ka patur disa takime.

I kërkoj Anës te dalë beqare nga programi", tha Fationi duke nënkuptuar se do të donte ta njihte jashtë.

Fationi u shpreh se Ana është pak provokuese, por ka shumë çiltërsi. "Mënyra sesi flet e përkëdhelur, njerëzit ja marrin për dobësi, por ashtu ka tipin realisht", tha ai.

  

Article Logic
Execution time: 0.0038719177246094