INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse nuk e nxjerr të dashurin me foto? FIFI zbulon arsyen publikisht, flet dhe për vjehrrën [FOTO]

Pse nuk e nxjerr të dashurin me foto? FIFI zbulon arsyen publikisht, flet dhe për vjehrrën [FOTO]

Publikuar më: 15:02 19-08-2020

Këngëtarja Firolleta Raci e njohur me emrin e artit si Fifi ka folur disa herë për personin që i ka rrëmbyer zemrën dhe është bërë shkas për baladat e saj ndër vite, mirëpo identitetin e tij nuk e ka zbuluar ende deri më tani.

Në një mini-intervistë në ‘Instagram’ me ndjekësit, nuk kanë munguar edhe pyetjet për personin në fjalë, emri i të cilit fillon me shkronjën Xh, siç ka treguar dhe vetë këngëtarja.

“Kur do martohesh se plasëm duke parë story mos hedhësh ndonjë foto me ndonjë djalë”, e pyet një prej ndjekësve. Ndërsa këngëtarja iu përgjigj: “Me u martu s’e di, e as me nxjerr s’ma merr menja që e nxjerri se m’i bini msysh”.

222222-2-640x1138.jpg

 

Pas kësaj deklarate, ndjekësit e kanë pyetur edhe se a do kishte dëshirë të jetonte me vjehrrën në një shtëpi.

“Fifi, meqenëse të pëlqejnë familjet tradicionale, a do jetoje në një shtëpi me vjehrrën?”, ishte pyetja. Ndërsa, Fifi iu përgjigj: “Andërr e kom me e pas vjehrrën shoqe dhe normalisht që do jetoja me kënaqësinë ma t’madhe n’botë!”.

Kujtojmë që më parë ajo është përfolur për një lidhje të mundshme me një djalë të quajtur Xhulio.

auto_WhatsApp-Image-2020-08-17-at-17.41.511597735698.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0035269260406494