INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse nuk flasin kushërirat Anxhelina dhe Beatrixi?! Alban Ramosaj flet për herë të parë për sherrin, por habit me atë që thotë! [FOTO]

Pse nuk flasin kushërirat Anxhelina dhe Beatrixi?! Alban Ramosaj flet për herë të parë për sherrin, por habit me atë që thotë! [FOTO]

Publikuar më: 10:43 16-04-2019

Muaj më parë bëri bujë në media sherri mes dy kushërirave të njohura Anxhelina dhe Beatrix Ramosaj. Dy këngëtaret e njohura dhe pjesëtar të tjerë të familjes nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në ‘Instagram’, gjë që ngriti aludimet se mes tyre kishte nisur një sherr.

Më vonë u përfol se arsyeja e sherrit ishte make-up artisti Ariel, i cili është mik i ngushtë me Anxhelinën. Megjithatë lidhur me këto lajme askush nga pjesëtarët e familjes së njohur nuk foli dhe të njejtën gjë ka bërë edhe Alban Ramosaj.

Alban Ramosaj ka qenë i ftuar në emisionin “NIN”, prej ku është pyetur rreth asaj çfarë ka ndodhur mes motrës së tij dhe kushërirës.

“Refuzoj të flas. Nuk është në dorën time të përgjigjem!”- tha Albani mes të tjerash.

bub.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037357807159424