INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse nuk ndiqen në INSTAGRAM? Kiara ka një përgjigje dhe Butrinti duhet ta lexojë këtë artikull! [FOTO]

Pse nuk ndiqen në INSTAGRAM? Kiara ka një përgjigje dhe Butrinti duhet ta lexojë këtë artikull! [FOTO]

Publikuar më: 18:54 09-06-2019

Prej kohësh përflitet se Butrint Imeri dhe Kiara Tito janë në një lidhje dashurie. Por dyshimet lindnin dhe shuheshin për arsye të ndryshme. Edhe pse kiara u shfaq në klipin e fundit të Butrintit, “Hajt Hajt” një gjë tërheq vëmendjen: Nëse ata kanë marrëdhënie të mira përse nuk ndiqen në Instagram?

Pikërisht këtë pyetje i kanë bërë Aulona dhe Fatma Kiarës këtë të shtunë në “Thumb”.

Moderatorja është shprehur se në fakt për këtë gjë duhet pyetur Butrinti.

“Pyesni Butrintit, përse nuk e pyesni njëherë. Qëkur jemi hequr dikur… S’ka lidhje kjo nuk do të thotë që nuk komunikojmë.”- ka treguar Kiara.

Mesa duket diçka ka ndodhur në të kaluarën që ka bërë që ata të fshijnë njëri-tjetrin nga Instagram-i dhe ky vendim të jetë i pakthyeshëm.

Kështu që Butrint nëse po e lexon këtë artikull na e trego pse nuk ndiqeni ose bëje prap Kiara-n 'follow' të të bëjë 'back', në mënyrë që gjithë fansat të flenë rehat!

 

Article Logic
Execution time: 0.0034668445587158