INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse nuk pushohet në Shqipëri? Kemi plazhet më të pistat në…

Pse nuk pushohet në Shqipëri? Kemi plazhet më të pistat në…

Publikuar më: 12:55 07-06-2019

Plazhet shqiptare janë më të ndoturat dhe më pak cilësoret në Europë. Në raportin më të fundit të për cilësinë e plazheve të kryer nga Agjencia Europiane të Mjedisit, Shqipëria vlerësohet se ka bërë disi progres, por jo aq sa të lërë prapa ndonjë shtet tjetër, pra mbetemi vendi me rezultatin më të dobët në Europë.
Në raport merren në konsideratë jo vetëm vendet e Bashkimit Europian, por dhe Shqipëria dhe me Zvicrën. Të dhënat tregojnë se në Shqipëri, vetëm 67 e plazheve e kanë cilësinë e ujit të shkëlqyer, kjo është norma më të ulëta në Europë. Në raportin 10 plazhe vlerësohen me ujë të ndotur. Në raportin e kaluar, kjo normë ishte 2.5 pikë përqindje më e lartë. Ndërsa në vitin 2015 kjo vlerë ishte edhe më e lartë, 39.1%.
Sipas Agjencisë Europiane të Mjedisit përmirësi mund të lidhet me 5 impiantet e reja të trajtimit të ujërave të ndërtuara në Shqipëri gjatë viteve të fundit. Më specifikisht, në vendin tonë, sipas të dhënave, 62% e plazheve janë me ujë shumë të pastër, 18.5% me cilësi të mirë, 4.6% me cilësi të mjaftueshme dhe 9.3% janë mjaft të pisëta. Mesatarja europiane është shumë herë më e ulët 1.4%.

Article Logic
Execution time: 0.0035369396209717