Enca është një ndër këngëtaret më të preferuara për të gjithë publikun shqiptar dhe jashtë saj. Ajo po arrin majat e suksesit në botën e muzikës, ku disa ditë më parë ka publikuar kënëgn e saj më të fundit e cila titullohet “Jealous” e cila menjëherë është bërë shumë e dëgjuar si kënëg po ashtu për tre ditë klikimet e saj kanë shkuar 19 mijë.
Siç e dimë të gjithë, Enca është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku poston foto dhe video të ndryshme nga jeta e saj profesionale po ashtu dhe personale.
Së fundmi, ajo ka postuar një video në llogarinë e saj të Instagramit ku shfaqet duke kënduar këngën e saj më të re, ku vëmendjen më të madhe e merr si gjithmonë gjoksi i saj i cili është një ndër “armët” më të forta të saj ku nuk heziton ta eksopozojë atë në çdo rast.
Por një nga fansat e saj e ka pyetur këngëtaren për gjoksin e saj:
“Pse në çdo video tënden e nxjerr gjoksin?”- ka shkruar fansi.
Por, Enca nuk ka nguruar për t’ju përgjigjur e cila ka shkruar:
“Le të themi që gjoksi nuk është si qenushi që e nxjerrim nga shtëpia kur te duam. Ne vajzat me gjoks të madh e kemi aty gjithë kohën dhe duam sduam bie gjithmonë në sy! Gjithashtu kjo ishte pjesë e një klipi ku xhiruam në plazh me bikini. Unë kam veshur fustan. Edhe nëse do të vishja diçka të mbyllur gjoksi im sërish do të binte në sy. Jetë të gjatë gjoksit të madh!”- ka shkruar këngëtarja