INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse Ornela Bregu e quan Adi Krastën prepotent?

Pse Ornela Bregu e quan Adi Krastën prepotent?

Publikuar më: 16:05 09-05-2016

Moderatoja e njohur Ornela Bregu  ka zbuluar mjaft gjëra interesante për jetën dhe karrierën e saj teksa ka qenë e ftuar në emisonin “Life Stories”në  INtv.

“Fati im i mirë dhe i keq njëkohësisht, ishte që unë të filloja punë menjëherë me Adi Krastën”, tregoi moderatorja Ornela Bregu teksa ka qenë e ftuar në divanin e rehatshëm të rubrikës “Life Stories”  nga Arjola Shehu.

“Fat i mirë, sepse kuptova limitet e televizionit falë tij, mora një ekperiencë shumë të mirë, megjithatë ishte njëkohësisht edhe fat i keq për mua”, rrëfen prezantuesja e “E Diell”. “E dua shumë dhe nuk dua ta fyej, ai e di këtë gjë. Megjithate Krasta duke qenë një emër i madh, ishte pak prepotent për mua si një vajzë e re që doja të shprehesha. Në atë kohë në Telebingo filloi të bëhej edhe shoë dhe mua më mbetej vetëm pjesë e garniturës”, tregon me humor Ornela.

Megjithatë sërish kur është pyetur se cilin do të veçonte si moderatorin nga i cili ka mësuar më shumë,  moderatorja me sytë e qeshur sërish  zgjedh Adi Krastën. Ajo tha se gazetari i njohur ishte për të hapi i parë dhe i sigurtë!”

Article Logic
Execution time: 0.0019059181213379