INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse pas një

Pse pas një "one night stand" ose seksi rastësor ndihemi keq?

Publikuar më: 10:49 04-11-2016

Seksi rastësor mund të mbushë përsonat me një ndjenjë të thellë pendese.

Një studim i ri ka zbuluar se 4 në 5 meshkuj, ndërsa femrat edhe më të shumta në numër, kanë dashur që të mos kishin vepruar të drejtuar nga impulsi pas seksit rastësor të një nate. Por arsyet e tyreishin shumë të ndryshme, pasi meshkujt shpesh duan që të shmangin kontakte të ardhshme me partneren seksuale ndërsa femrat mendojnë se kanë vepruar shumë shpejt. Pjesëmmarrësit nga Brazili, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Norvegjia, të gjithë nën 30 vjeç, u pyetën nëse kishin vuajtur nga emocione negative gjatë fazave të para të një marrëdhënieje. Ky studim ndërkombëtar është i pari që tregon se të dyja gjinitë kanë ndjenja të forta negative pas seksit rastësor. Disa nga ndjenjat më të zakonshme janë

-Nevoja për t’u ngushëlluar
-Ndjenjë e ulët vetëvlerësimi
-Nevojë për të qarë
-Ndjehesh sikur askush apo asgjë s’mund të të ndihmojë
-Trishtim
-Ndjehesh i/e refuzuar
-Vetmia
-Pasiguria
-Frika
-Konfuzioni

Article Logic
Execution time: 0.0039129257202148