INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse periodat janë më të dhimbshme se kurrë në janar

Pse periodat janë më të dhimbshme se kurrë në janar

Publikuar më: 17:43 02-01-2018

Periodat nuk janë kurrë argëtuese. Sigurisht përveç një rritjeje të këndshme të gjoksit dhe lajmit që nuk jeni shtatzënë pa dijeninë tuaj, nuk ka asgjë tjetër të bukur tek ato ditë.

Dhe për fatin tonë të keq, janari është muaji më i keq sa i takon dhimbjes së periodave.
Sipas nutricistes dhe specialistes së hormoneve Alisa Vitti, gjatë pushimeve të fundvitit ndodhin kaq shumë gjëra që çrregullojnë sistemin tonë endokrin dhe në fund sjellin atë sikletin e madh të ciklit në janar.

Shumë prej nesh udhëtojnë, kanë mungesë gjumi dhe stresohen nga përpjekjet për të vënë në vijë të gjitha detyrat në punë. Dhe në fund të gjithë kësaj hamë shumë sheqerna dhe karbohidrate, që prekin sistemin endokrin.

E gjithë kjo ndikon në nivelet e ushqyesve që ndodhen në trupin tuaj për të balancuar hormone. Kur vjen janari sistemi juaj hormonal është një rrëmujë e madhe, që do të thotë se periodat shoqërohen me dhimbje shumë të mëdha.

Dhe për vajzat që marrin kontraceptivë apo që kanë probleme uterine, dhimbjet bëhen edhe më të mëdha. Se çfarë duhet të bëni është e qartë, ndryshoni dietën dhe regjimin, kështu e nisni vitin pa dhimbje.

Article Logic
Execution time: 0.003892183303833