INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse po ndahen Iggy Azalea dhe Nick Young?

Pse po ndahen Iggy Azalea dhe Nick Young?

Publikuar më: 09:17 31-03-2016

Kur bëhet fjalë për Iggy Azalea, duket se gjithçka është e destinuar që të shkojë keq, herët a vonë.

Pikërisht kur dukej se gjërat po përmirësoheshin në jetën e artistes 25 vjeçare, fejesa me basketbollistin Nick Young vihet në rrezik. Duket ama se për një herë të vetme nuk ishte faji i reperes australiane, pasi ylli i L.A. Lakers ishte ai që i prishi gjithçka. Në një video të regjistruar nga shoku i tij i ekipit, D’Angelo Russell, Nick pranon se e ka tradhëtuar Iggy-n verën që shkoi. Dhe “mesa duket”, për çudinë e Nick, ajo nuk e ka pritur aspak mirë.

Basketbollisti 30 vjeçar po përpiqet me gjithçka ka në dorë për ta shpëtuar fejesën, por fjala e fundit natyrisht që i takon asaj. Young është i tërbuar me Russell dhe është i vendosur ta sqarojë këtë çështje, por burime pranë ekipit bëjnë me dije se nuk ishte ky i fundit ai që e nxorri videon, por një palë e tretë.

Article Logic
Execution time: 0.0039820671081543