Dasma Mbretërore vazhdon ende të përflitet.
Por këtë herë për një detaj jo të zakonshëm. Çifti ka marrë një me dhurata, por ndryshe nga të gjithë çiftet e tjera, ata po I kthejnë mbrapsht dhuratat e dasmës të cilat kapin shifrën e 9 milionë dollarëve.
Duka dhe dukesha e Sussex morën miliona dhurata edhe nga biznese të cilat sigurisht I kishin bërë në këmbim të ndonjë reklame nga familja mbretëore.
Duka dhe dukesha e Sussex thuhet se morën me miliona dhurata me vlera marramendëse , por të padëshiruara, nga biznese të rastësishme të cilat mesa duket po shpresonin për publicitet nga çifti i famshëm.
Vazhdojnë ende të vijnë dhurata në Palaltin Mbretëror Kesington Palace, por ata po i kthejnë të gjitha gjërat mbrapsht. Me siguri të gjithë po pyesni, pse? Sepse ka të bëjë me protokollin mbretëror.
Me sa duket, anëtarëve të familjes mbretërore nuk u lejohet të pranojnë dhurata nga njerëz ose biznese që nuk i njohin (Mbretëresha në veçanti nuk mund të pranojë dhurata për arsye sigurie). Sipas udhëzimeve zyrtare, “Dhuratat e ofruara nga individë privatë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk i njihen personalisht nga Anëtarët e Familjes Mbretërore duhet të refuzohen kur ka shqetësime në lidhje me përshtatshmërinë ose motivet e dhuruesit ose vetë dhuratës”.