INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse qentë ju lëpijnë? [FOTO]

Pse qentë ju lëpijnë? [FOTO]

Publikuar më: 15:22 30-06-2016

E keni pyetur ndonjëherë veten se pse qeni juaj ju lëpin?

Së pari sepse që nga lindja, kjo është mënyra me të cilën mamaja e tyre komunikon gjatë ardhjes së këlyshëve në jetë.  Kështu ajo i stimulon të nisin të marrin frymë dhe i pastron kur sapo kanë lindur kështu që kjo është jetësore për ta.  Nëse më të vegjlit lëpijnë të rriturit, tregon gjest nënshtrimi, i rëndësishëm për të ruajtur harmoninë brenda llojit. 

Qentë gjithashtu lëpijnë sepse pëlqejnë shijen e kripur të lëkurës së të zotit të tyre si dhe për forcë zakoni. Në rastin e qenve të shtëpisë, është më së shumti një shenjë afeksioni.

Lëpirja çliron endorfina të cilat u japin qenve një ndienjë komforti dhe kënaqësie, njësoj si ndjesia që njerëzit marrin kur hanë thonjtë, pasi cliron stresin. Nëse doni ta ndaloni këtë, një mënyrë është ta shpërfllni veprimin. Kur ai ju lëpin, ju ngrihuni dhe dilni në dhomën tjetër. Kështu do t’i mësoni se lëpirja do të thotë të dilni nga dhoma. Përsëritja e kësaj metode do ta ndalojë lëpirjen.

Nëse qeni vazhdimisht lëpin veten, mund të ndodhë sepse është i mërzitur, ka problem me lëkurën (ndonjë alergji për shembull) ose mund të jetë duke ndjerë dhimbje në putra ose diku tjetër në trup. Ju duhet të siguroheni që po e stimuloni qenin tuaj mjaftueshëm ose që nuk kërcënohet nga ndonjë infeksion apo alergji duke vizituar veterinerin.

Article Logic
Execution time: 0.0037031173706055