Këngëtarja britanike Rita Ora ka anuluar papritur pjesëmarrjen e saj në Festivalin e Gushtit në Rishon Lezion.
Sipas PR tw lokalit, Ora njoftoi kompaninë prodhuese izraelite se do duhej të tërhiqej për arsye mjekësore.
Raporte të tjera treguan se Ora u tha grupit Bluestone se ajo kishte nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, raporton Jpost. Ora kishte planifikuar të performonte së bashku me superstar-in e pop-it, Jason Derulo, më 1 gusht, në festivalin që mbahet në Rishon Lezion. Megjithëse anuloi shfaqjen në Izrael, Ora është ende në dispozicion për të performuar në Mbretërinë e Bashkuar më 28 korrik dhe në Lituani më 3 gusht, sipas RTKlive. Një përfaqësues i Rita Orës, nuk iu përgjigj kërkesës për koment. Kujtojmë që muajin e kaluar, Ora anuloi shfaqjen në Bristol, në ditën e koncertit, gjithashtu për arsye mjekësore.