Armina Mevlani është kthyer padyshim gjatë këtyre viteve në një nga blogeret tona të preferuar, e cila na mban gjithnjë në përditësim me trendet më të fundit të modës.
Një nga momentet e paharrueshme kur Armina u bë e njohur për të gjithë publikun ishte viti 2009, kur përfaqësoi Shqipërinë në Miss World.
Prej disa ditësh në media u aludua se Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre.
Ditën e djeshme, çifti reagoi në mënyrën më të mire të mundshme përmes disa postimeve në Instagram. Shkëlzeni postoi një foto me Arminën dhe në përshkrim të saj shkruante:
“Për 'dashamirësit.”- gjë të cilën e ka pasur për ata që kanë bërë lajme se janë ndarë.
Ndërkohë që po ashtu edhe Armina postoi një foto me djalin e ish kryeministrit dhe pranë saj ka shkruajtur:
"Hakuna Matata"- duke na lënë të kuptojmë se do të jenë përgjithmonë bashkë.
Kjo foto ka marrë shumë pëlqime po ashtu edhe komente si positive po ashtu dhe negative ku njëri prej fansave i ka shkruar:
“Ça është ky mashkull kaq i dashuruar moj aman aman që s’po gjen kohë të martohet”- ka shkruar fansi.
Armina nuk ka nguruar për t’i kthyer një përgjigje duke i thënë:
"Martesa jo gjithmonë përkufizon dashurinë”- ja kthen Armina.
Por fansi nuk ndalet duke e pyetur:
“Por ti e dëshiron atë dhe ajo gjë të bën të lumtur. Nqs ai s’mendon për lumturinë tënde dashuri është?”- ka shkruar fansi.
“Më fal në cilin moment lumturia është martesa??? Sigurisht që është gjë e bukur por përpara e kemi”- ka thënë ajo duke i mbyllur gojën.