INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse seksi i mëngjesit është më i miri

Pse seksi i mëngjesit është më i miri

Publikuar më: 14:58 02-03-2017

Seksi i mëngjesit është njësoj sikur të hash kek me çokollatë që në mëngjes. Mmmmm...

Të listuara më poshtë janë disa nga arsyet pse është më i miri:

 

1. Çështje hormonesh: Në mëngjes përqëndrimi i hormoneve të cilat nxixin dëshirën seksuale është 25% më i lartë se në çdo kohë tjetër të ditës apo natës. Prandaj seksi i mëngjesit mund të jetë shumë cilësor dhe ju do të ndiheni gati për të vazhduar ditën tuaj.

2. Ju jeni plot me energji: Pasi keni fjetur mirë, mëngjesi ju gjen të dyve energjikë në shtrat, ndryshe nga mbrëmja, kur jo gjithnjë jeni në humor të mirë për marrdhënie seksuale pasi keni kaluar një ditë të lodhshme pune.

3. Ju përmirëson humorin dhe largon stresin: Seksi në mëngjes ju largon stresin dhe ju mbush me energji pozitive dhe do t’ju bëjë të ndiheni shumë mirë gjatë ditës.

4. Gjimnastika më e mirë e mëngjesit: Duke bërë seks ju harxhoni kalori dhe mbani muskujt në formë, prandaj ku ka më mirë se fillimi i ditës plot dashuri në shtrat, për tu ndjerë në formë të përkryer jo vetëm shpirtërore por edhe fizike gjatë ditës.

Article Logic
Execution time: 0.0044260025024414