INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse Sharon Stone heq dorë përfundimisht nga lidhjet e dashurisë? [FOTO]

Pse Sharon Stone heq dorë përfundimisht nga lidhjet e dashurisë? [FOTO]

Publikuar më: 12:02 02-06-2016

Ajo është pranë të 60-ve dhe përsëri me pamjen e saj arrin ta sfidojë më së miri moshën.

Sharon Stone në intervistën e dhënë së fundmi për revistën “AAP The Magazine” , ndër të tjera ka zbuluar edhe arsyense pse ka vendosur të heqë dorë përfundmisht nga lidhjet romantike. : “Nuk është aspak e vështirë të nisësh një lidhje, por jeta ime është shumë e plotësuar. Nuk kam aspak ndërmend të harxhoj kohën time për një lidhje apo thjesht për të kryer marrëdhënie me një person që nuk e njoh”. “Në këtë pikë të jetës sime, marr më shumë kënaqësi fizike, shpirtërore dhe emocionale nga një buzëqeshje, nga një bashkëbisedim i ngrohtë ose nga një pamje super seksi. Ke parasysh mënyrën kur një mashkull të sheh, kur kupton se ai vërtet po vështron? Unë nuk dua të jem me dikë nëse nuk vepron kështu”, ka thënë 58 vjeçarja.

Article Logic
Execution time: 0.0039780139923096