Edi dhe Ada u kapën mat jashtë “Përputhen”. Si rrjedhojë, dyshja janë përjashtuar përfundimisht nga programi i dashurisë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Edi, gjatë një videoje live në Instagram. Ajo që na bëri përshtypje ishte pse Edi shfaqet i zhveshur, ndërsa në sfond dëgjohet edhe Ada, e cila shprehet njëjtë si Edi, të bindur se dy konkurrentë u kanë bërë foton.
Sipas deklaratës së tij, Ritvana iu ka bërë foto dhe i ka nxjerrë zbuluar te produksioni.
“Vetëm pse kemi qenë jashtë. Vetëm pse kemi qenë unë dhe Ada që kemi shkuar në darkë për të ngrënë se unë nuk kam ditur vendin…Na ka bërë foto Ritvana, ajo ka ardhur në tavolinën tonë, na ka thënë “Ruajuni mos fotografoheni nga ndokush”. Ajo apo shoqet e saj, nuk e di…por kur je dhe ti në tavolinë me dikë, je gjithashtu i përfshirë. Ajo na ka bërë foton dhe ia ka çuar produksionit. Krejt kanë dalë, jo vetëm ne, me Ritvanë, me Argjend, me Bruno e krejt. Kanë bërë gabimin më të madh që na kanë hequr ne, nuk ka më aty, pa ne është dështim aty. E dinë po nuk duan ta pranojnë. Me ne të Kosovës nuk mundet të luajë njeri. Nuk shikohet më ai emision”, është shprehur ai në videon e ruajtur nga ‘Përputhesh’ në Instagram.