INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse shqiptarët janë të pashpresë? Ditmir Bushati fjalim ndryshe në Parlament

Pse shqiptarët janë të pashpresë? Ditmir Bushati fjalim ndryshe në Parlament

Publikuar më: 10:20 12-09-2019

Ish-ministrii Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka mbajtur një fjalë ndryshe në foltoren e Parlamentit. Ai ka folur për mungesën e shpresës së shqiptarëve që sipas tij vjen prej grykësisë dhe paaftësisë, paaftësia per të ndërtuar një sistem vlerash.

“ 30 vite më pas mund të themi se jemi në gjendje më të mirë ekonomike. Por jemi duke përjetuar një krizë vlerash, e cila nuk vjen nga përtacia, por nga mpirja që sjell mungesën e shpresës, nga grykësia dhe paaftësia per të ndërtuar një sistem vlerash. Duhet të jemi të drejtpërdrejtë e të sinqertë me këtë temë. Kapitalizmi grabitqar që kemi ndërtuar të gjithë së bashku nuk premton për të bërë një hap përpara. Ne nuk mund të themi më se jemi vend i shqiponjave, kombi i Skënderbeut dhe Nënë Terezës. S’mund të përdorim një patriotizëm fals, të mbushim stadiume e të brohorasim sa herë ka ndeshje”, tha Bushati.

Në vijim ai foli edhe për rrugën që duhet të ndjek Shqipëria për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. “Duhet të bëhemi bashkë për të përcaktuar qëllimet se ku do të jetë Shqipëria pas 20 apo 30 vitesh. Këto objektiva duhet të kenë diasporën në qendër të tyre. Ta bëjmë këtë vend më të jetueshëm më të drejtë, t’i vendosim etiketën për çfarë duhet të njihemi. Evropa ka jetuar 550 vjet pa Shqipërinë, mund të jetojë edhe 550 të tjera. Para se ti drejtojmë gishtin njëri-tjetrit duhet t’i bëjmë pyetje vetes ku isha unë dy-tre javë para se BE të merrte vendimin për ne, ne do t’ja falim vetes? Çfarë do të thonë fëmijët tanë?”, vijoi më tej Bushati.

Article Logic
Execution time: 0.0032908916473389