INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse skuqemi kur ndihemi në siklet

Pse skuqemi kur ndihemi në siklet

Publikuar më: 10:56 13-07-2016

Ndodh menjëherë, gjatë bisedave të punës, pas një komplimenti apo kur vëmendja bie menjëherë mbi ne. Po përse sikleti na skuq në fytyrë? Si ka mundësi që pikërisht kur ne duam që të mos vihemi re, tërheqim gjithë ato shikime si pasojë e skuqjes?

Ne skuqemi kur adrenalina zgjeron kapilarët në të cilët qarkullon gjaku në lëkurë. Disa shkencëtarë e lidhin këtë reagim me një mekanizëm të “sulmit apo arratisjes”.

Për Ray Crozier, psikolog ekspert për personat që janë të turpshëm, të skuqurit është një mënyrë për të shfaqur një mesazh, pak a shumë në mënyrë të ndërgjegjshme. Kur skuqesh gjendesh pak a shumë si në një situatë, për shembull, kur një mik këmbëngul për t’u treguar personave të tjerë se si ne e mendojmë diçka, në momentin më pak të përshtatshëm për ta bërë.

Nëse faqet tona bëhen të kuqe vazhdimisht e kjo ndodh në situata jo të favorshme, kjo mund të kthehet në një arsye për t’u ndier në siklet. Për mjekët, frika se mos skuqesh quhet eritrofobi. Ata që kanë probleme me skuqjen, mund ta përballojnë atë me psikoterapi, me ushtrime të frymëmarrjes apo me hipnozën.

Por ekzistojnë edhe procedura shumë të debatueshme kirurgjikale që bazohen në prerjen e nervave. Kur kjo ndodh, shkakton zgjerimin e enëve të gjakut të fytyrës. Megjithatë, rreziqet janë shumë më të mëdha sesa përfitimet, kështu që kjo praktikë nuk është përhapur gjerësisht.

Por zgjidhja më e mirë është që ne ta pranojmë skuqjen e fytyrës si në shenjë të ndjeshmërisë së madhe. Një studim i Universitetit të Kalifornisë Berkley, arriti në përfundimin se individët që skuqen lehtë, janë edhe më bujarë. E madje kanë edhe më shumë përgjegjshmëri për ndjenjat e tyre. Faktikisht, fëmijët skuqen më pak sesa zakonisht, dhe kjo sepse ata janë ende larg disa tabuve sociale të caktuara

Article Logic
Execution time: 0.0026218891143799