Kot nuk është vetëquajtur “bad boy for life”!
Stresi është shumë i komentuar për sjelljen e tij rebele dhe jo rrallë herë ka patur probleme si në shoëbizz ashtu edhe në jetën e tij të përditshme. Në të kaluarën, ai bënte shpesh diss-e në muzikë për grupet e tjera të reperëve, por tani duket se ka hequr dorë.
Ai jeton në një prej lagjeve më të njohura në Tiranë, e cila konsiderohet edhe e rrezikshme. I pyetur se cili reper nuk mund të kalojë në zonën e tij, Stresi dha një përgjigje të shkurtër dhe të qartë.
“Asnjë prej asnjë-ve. Nuk ka pse të vijë askush sepse nuk ia kanë bërë vendin vetes që të vijnë këtu”, tha Stresi për emisionin ‘Seven Bizz’.