Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar, dashuria e të cilëve për pak ditë pritet të bekohet me një fëmijë pasi është në ditët e fundit të shtatzënisë.
E duket se Xhensila ka vendosur që ditët e fundit të pritjes së ëmbël t’i shijojë pranë detit.
Pasditen e sotme këngëtarja postoi një video ku shfaqej shumë lozonjare, e veshur me një fustan, me barkun e rrumbullakosur teksa bënte një shëtitje. Mirëpo vetëm pas pak minutash, Xhensila e fshiu videon për arsye që nuk dihen.