INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse të festoni në shtëpi është ide e mirë? 6 Arsyet që e vërtetojnë!

Pse të festoni në shtëpi është ide e mirë? 6 Arsyet që e vërtetojnë!

Publikuar më: 14:00 09-12-2016
Në  kohë të ndryshme, njerëzit mërziten edhe duke gjetur argëtimin jashtë shtëpisë.
Intv.al ju liston arsyet pse të qëndrosh në shtëpi është ide e mirë:
 
1. E zgjidhni vet muzikën 
Kur jeni  në shtëpi me shoqërinë tuaj,  muzikën e zgjidhni vet  dhe do kënaqeni më shumë. Ndoshta lokali që kishit zgjedhur nuk do ju përshtatej me shijet tuaja muzikore.
 
2. Shpenzimet do ishin më të vogla
Nëse do dilnit jashtë, me siguri do harxhonit më shumë, në krahasim me festimin në shtëpi. Në ambjentet e shtëpisë, ju mund të blini një shishe verë shumë më lirë dhe të konsumoni sa të doni.
 
3. Nuk është e nevojshme të visheni bukur
Intv.al shton se  nëse do zgjidhnit argëtimin në shtëpi, veshja juaj do ishte shumë e rehatshme. Ndërsa kur dilni jashtë, do vrisnit mendjen për pamjen tuaj të jashtme.
 
4. Keni pranë njerëzit tuaj më të dashur
Nëse bëni një festë në shtëpi, pranë jush do jenë vetëm miqtë tuaj më të mirë. Ndërsa kur dilni, mund të takoni edhe ndonjë person që nuk do donit ta shikonit fare.
 
5. Mund të keni kafshë shtëpiake
Në shtëpi jeni të lirë të keni pranë edhe ndonjë kafshë shtëpiake, ndërsa në disa lokale nuk është e lejueshme. Ku ka më mirë, se të festosh dhe të kesh pranë macen ose qenin tuaj.
 
6. Nuk e vrisni mendjen për transportin
Festa në shtëpi, nuk ju privon nga transporti, pasi ju do e kaloni natën në shtëpi. Nëse jeni me makinë, sipas intv.al, do pini alkool dhe të nesërmen mund të lëvizni. Thjesht, jeni të lirë të argëtoheni pa menduar për orët e ardhshme.
 
Burimi: Metro
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0034158229827881