Luana Vjollca është një nga moderatoret më të përfolura të shoëbizz-it shqiptar. Ajo gjithmonë arrin të tërheqë vëmendje, por ndryshe nga të tjerët Luana kërkon të jetë shumë e rezervuar në jetën private.
Për këtë arsye ajo gjithmonë e ka fshehur lidhjen e saj me menaxherin e njohur të artistëve, Krenar Çoçajn edhe pse janë fotografuar shpeshherë bashkë në ambiente të ndryshme. Është shkruar shumë se Krenari si menaxher i njohur, është mbështetësi kryesor i Luanës në karrierën e saj muzikore.
Mirëpo pavarësisht se ata janë fotografuar disa herë bashkë, në festa, udhëtime apo koncerte të moderatores, Luana dhe Krenari nuk e kanë pranuar direkt që janë çift.
Megjithatë fansat janë të bindur që ata janë në një lidhje dhe këtë e treguan së fundmi në postimin e Luanës.
Moderatorja ka publikuar në Instagram një foto ku shihet në shtëpinë e saj krah një arushi teksa shkruante :
Më në fund në shtëpi#shootingday
Ma pagëzoni arushin me një emër…
Dhe fansat nuk janë menduar gjatë, por kanë nisur të shkruajnë direkt emrin e Krenarit, disa me shkurtime, disa troç, disa me përkedhëli.