Sa më shumë që të ofrojë një smartphone aq më shumë kushton ai. Sot kemi 3 kategori smartphonësh sipas çmimit që ata kanë. Në këtë mënyrë kemi: Loë-end devices(smartphone deri në 200$ që nuk performojnë dhe aq mirë), Mid-end devices( të cilët janë zgjidhja më optimale për shumicën nga ne me raport të mirë performancë-çmim dhe kushtojnë 250$-600$) dhe kategoria e preferuar për ne, High-end devices(performancë optimale dhe çmime të larta, 600$+)
Smartphonët ekonomikë dhe ata të mesëm po bëhen mjaft të pranueshë ditët e sotme, kjo falë futjes në treg të kompanive kineze, por ama ka akoma disa probleme që na shtyjnë drejt opsioneve më të shtrenjta.
Produktet High-end i rezistojnë mjaft mirë kohës falë cilësisë së lartë me të cilën janë prodhuar. Një flagship i i një vitit më parë është shumë më mirë se një Mid-end i ditëve të sotme. Për të mos u zgjatur shumë mendoj se ia vlen që të nisim me sygjerimet tona(sigurisht ato që mund që të gjenden në vendin tonë).
1. Samsung Galaxy S8 - çmimi i ka rënë ndjeshëm, por ama është akoma mjaft i fuqishëm për parametrat e tregut.
2.Samsung Galaxy S7 Edge - mbase po vjetërohet pak, por vazhdon që të ketë update dhe prametrat janë mjaft të mirë(sidomos ekrani është i mrekullueshëm dhe më i mirë se në shumë smartphone të sotëm)
3.iPhone 7+ - dhe ky nuk është as i vitit të fundit, por Apple suporton pajisjet e veta për të paktën pesë vjet. Kamerat dhe performanca janë të mrekullueshme, prandaj ne do të vazhdijmë që të sygjerojmë këtë iPhone dhe më shumë se versioni i një vitit më vonë(8), që thjesht performon 25% më mirë.
4.Huawei P10 - mbase vjen nga një prodhues kinez, por Huawei ka treguar që është në nivelet më të larta. Ky smartphone vazhdon që të suportohet edhe sot prandaj hidhini një sy.
-------------------------------------
MEQË JE KËTU
IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.