INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse tradhtojnë meshkujt? Disa arsye që (nuk) kanë kuptim!

Pse tradhtojnë meshkujt? Disa arsye që (nuk) kanë kuptim!

Publikuar më: 16:38 05-02-2019

Ka shumë arsye pse meshkujt tradhtojnë dhe futen në këto lloj avanturash, mirëpo në fund gjithçka mund të kthehet në boomerang që shkatërron lidhjen dhe në fund zbulohen të gjitha.
Po pse ndodh një gjë e tillë?

1.Të papjekur
Mund të duket si një justifikim, pretekst idiot për të justifikuar një gabim, por e vërteta është se rrallë herë burrat kanë pjekurinë për të ditur me siguri se tradhëtia herët apo vonë do zbulohet.

2.Pasiguri
Edhe pse mund të ngjajë e pabesueshme, ka shumë burra që mund të mendojnë se janë shumë të vjetër apo shumë të rinj, shumë inteligjentë apo jo aq të bukur sa për t’u dashur nga një grua. Ndaj zgjedhin të tradhëtojnë për të patur një konfirmim nga gra të tjera.

3.Frikë për martesën
Nëse do të shpëtosh një martesë, është normale të mos tradhëtosh apo jo? Por ja që e vërteta është se shumë burra nuk janë të zotë në komunikim. Kur nisin të kenë problem me partneret e tyre nuk dinë si t’i zgjidhin dhe mendojnë se do jetë shumë më mirë të gjejnë ngushëllim në një tjetër vend.

4.Nuk ndihen të vlerësuar
Burrat duan t’i lavdërosh spontanisht dhe me sinqeritet. Nëse nevojat e tyre emotive nuk plotësohen dhe injorohen apo kritikohen, do ndihen të lënë pas dore dhe të shkëputur emocionalisht nga partneret e tyre, pa intimitet në bashkëjetesë.

5.Raporti po humbet emocionet
Kur një marrëdhënie bëhet shumë monotone, mund të duket një tmerr i vërtetë nëse nuk bën asgjë për të ndryshuar situatën ose nëse gruaja nuk do ta zgjidhë këtë problem.

Article Logic
Execution time: 0.0035669803619385