INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse u nda “Hostel by Anabel”? Çifti që u njoh në sheshxhirimet e saj rrëfen prapaskenat

Pse u nda “Hostel by Anabel”? Çifti që u njoh në sheshxhirimet e saj rrëfen prapaskenat

Publikuar më: 16:29 16-07-2020

Alberta dhe Ernesti, çifti që u njohën në sheshxhirimet e Hostel By Anabel kanë rrëfyer për herë të parë në emisionin “Edicion Veror” me Irini Meçen disa nga prapaskenat e ndarjes së grupit.

Duke folur për ABC News ata thonë se nuk janë penduar që janë larguar, por refuzojnë të tregojnë se pse u nda Hostel By Anabel.

Por duket se e gjitha lidhet edhe me kushtet me të cilat bashkëpunonin anëtarët e saj, për shkak se Ernesti thotë se nëse do i kërkohej të kthehej do vendoste ai kushtet e tij.

Alberta: Nuk jam penduar që jam larguar dhe unë e ndjeja se si çdo gjë tjetër edhe kjo do merrte fund. Dhe jam gati për hapat e tjera të karrierës.

Ernesti: Dihej që ishin gjërat për të ecur përpara ndaj dhe u mbyllën. Nuk do pranoja të kthehesha me të njëjta kushtet.

Ata tregojnë si nisi lidhja mes tyre dhe sikletet e të qenit çift ndërkohë që të tjerët nuk e dinin se çfarë po ndodhte.

Alberta: Kishim disa skenare bashkë në çift. Dhe unë i kërkova që përderisa duhet të kishim më shumë kimi, kam nevojë ta njoh.

Kur nuk xhironim dilnim jashtë dhe flisnim. Me kalimin e kohës kuptuam se kishim disa gjëra të përbashkëta. Ngaqë xhironim te lokali, nuk kisha hapësirën time dhe ndërroja bluzën para tij.

Ernesti: Me Albertën mund të bëj të gjitha shakatë dhe mund të jem i lirshëm. Nuk më krijon probleme dhe vetëm më mbështet.

Alberta: Kur del unë nuk i them fare se ku je, kë ke afër.

Alberta dhe Ernesti u njohën dhe dashuruan në sheshxhirimet e “Hostel by Anabel 2” në serialin “Love Likes Tirana

 

Article Logic
Execution time: 0.0024850368499756