Tea Trifoni dhe Bearti janë kthyer në dy personazhet më të komentuar që kur u zbulua lidhja e tyre dhe vazhdojnë të jenë edhe pas ndarjes që ndodhi këto ditë dhe që u konfirmua nga vetë ata.
Ditën e djeshme, Tea u fotografua bashkë me autoren e “Përputhen”, Olsa Muhameti dhe pas këtij imazhi filluan komentet e ndjekësve, të cilit ishin të bindur se ajo po rikthehet në emision.
Por, Tea përmes një përgjigje në Instagram tha se gjithçka çfarë ka të bëjë me ciklin e saj në këtë program po mbyllet.
“Jo, cikli im ne Pp dhe gjithcka ka te beje me te po mbyllet”, ishte përgjigja e ish-konkurrentes kur u pyet në Instagram lidhur me këtë detaj.
Sigurisht që ajo nuk mund t’i shpëtonte pyetjes në lidhje me arsyen e ndarjes nga Bearti, të cilës i’u përgjigj: “Do të flas rreth kësaj teme”.
Epo deri atëhere, na mbetet të presim.